Hej, hej! Këtë edicion kemi përvjetor, mbushim plot 5 vjeç! Jemi rritur shumë, duke u shndërruar në festivalin më të madh në Shqipëri, falë pjesëmarrjes masive të colourdayers-ave, që gjithmonë rikthehen dhe sjellin me vete miq të
rinj.
BILETA FALAS!
Edhe pse pa pagesë, hyrja e colourdayers-ave është me biletë, të cilën mund ta rezervoni në VIVERE.AL
Ju siguroni ngjyrat, shoqërinë e mirë dhe energjinë, ne garantojmë muzikën, lojërat dhe
argëtimin.
Priority Pass!
Jeni gati për një përvojë të paharrueshme?
Colour Day Festival 2024 ka arritur një moment emocionues – kemi kaluar mbi 50,000 regjistrime! Për të bërë përvojën tuaj edhe më të jashtëzakonshme, ju prezantojmë Priority Pass!
Ç’është Priority Pass?
Priority Pass është bileta juaj për të hyrë me shpejtësi dhe lehtësi në festival! Me këtë “pasaportë” ekskluzive, do të keni hyrje të dedikuar dhe do të shmangni rradhët e gjata. Imagjinoni – më pak pritje dhe më shumë kohë për të shijuar festën!
Si të Merrni Priority Pass?
Nëse keni një biletë FALAS dhe dëshironi të përmirësoni përvojën tuaj, thjesht regjistrohuni përsëri për të marrë Priority Pass. Është kaq e thjeshtë!
Mbani Mend: Colour Day Festival vazhdon të jetë FALAS për të gjithë ata qe zgjedhin një biletë të thjeshte, por përse të mos e bëni këtë vit ndryshe me një Priority Pass?
Mos e humbisni këtë mundësi të mrekullueshme për të bërë Colour Day Festival 2024 një përvojë që nuk do ta harroni kurrë! Konvertoni biletën tuaj në Priority Pass dhe përgatituni për një përvojë festivali që do të mbahet mend për vite!
Colourday Festival është jeta jonë e pikturuar në telajo. Në komunitetin tonë fantastik gjen gjithçka të bukur të përditshmërisë, gjithë ngjyrat e jetës: fëmijë të qeshur, familje të lumtura, çifte që sapo kanë nisur rrugëtimin e dashurisë, miqësi të bukura, të rinj që e duan (dhe dinë) ta shijojnë jetën.
Jemi aty për t’i përjetësuar këto kujtime, ndaj kënaqësia që dhuron Colourday Festival vazhdon dhe për shumë kohë pasi eventi ka përfunduar. Por dhe kur nuk jemi ne aty, ju nuk lini të kalojë asnjë moment i bukur pa u dokumentuar.
Nëse keni shkrepur foto apo xhiruar video interesante nga Colourday Festival, ju lutem na i dërgoni në adresën e email-it [email protected] ose ngarkojini direkt duke plotësuar formën më poshtë.
Fotot dhe videot më cool do t’i postojmë në këtë faqe si dhe në rrjetet tona sociale. Jo vetëm për të përjetësuar momentet plot ngjyra, por edhe për të frymëzuar colourdayers-a të tjerë që
të vinë në festival e t’i udhëzojmë si të përjetësojnë momentet e veçanta në këtë festë unike.
Po ashtu mund të na dërgoni links të fotove apo videove që mund të keni postuar në rrjetet sociale dhe ne do t’i ndajmë në platformat tona online.