Colour Day Festival Albania rikthehet në 2024 me energji dhe ngjyra për edicionin e tij të pestë. Festivali më i madh në Shqipëri do të mbahet më 18 maj dhe do të jetë një ngjarje plot ngjyra, argëtim dhe festë në sheshin Skënderbej.
Gjatë kësaj dite të mrekullueshme, nga ora 12:00PM deri në 12:00AM, festivali do të mirepresë një gamë të gjerë artistësh dhe DJ, për të ndezur atmosferën me muzikën e tyre fantastike dhe këngë më HIT.
Karakteristika kryesore e këtij festivali janë ngjyrat. Pjesëmarrësit do të përjetojnë një festë të paimagjinueshme të ngjyrave, ku do të hedhin masivisht ngjyra dhe atmosfera e krijuar do jetë e paharrueshme. Është e rëndësishme të keni parasysh të blini ngjyrat tuaj të preferuarara për të qenë pjesë e kësaj eksperiencë të jashtëzakonshme.
Ne ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj festë të mahnitshme, hyrja është falas, por është e nevojshme të regjistroheni në vivere.al për të marrë biletën tuaj falas. Mos harroni të regjistroheni sa më parë dhe njoftoni miqtë tuaj për ti dhënë jetës tuaj ngjyra.
Colour Day Festival Albania është një mundësi e jashtëzakonshme për të shijuar muzikën, ngjyrat dhe argëtimin në një atmosferë të jashtëzakonshme. Mos e humbni këtë rast për të krijuar kujtime të paharrueshme dhe për të festuar në mënyrën më spektakolare të mundshme.