Rreth Nesh
Colour Day Festival Albania
Rreth Nesh
Colourday Festival Tirana është një spektakël ngjyrash e tingujsh, i cili çdo pranverë i shndërron sheshet më të mëdha të kryeqytetit në telajo.
Një patentë ekskluzive e Redcloud nga Colourday Festival Athens. Edicioni i parë i këtij festivali në Shqipëri u zhvillua në vitin 2018. Si një koncept i veçantë dhe unik, i cili i mungonte tregut shqiptar, Colourday Festival u përqafua çdo vit nga mijëra colourdayers-a, për të arritur kulmin e pjesëmarrjes dhe thyer çdo rekord në vitin 2023, me mbi 75,000 pjesëmarrës.
Colourday Festival Tirana është i vetmi festival në Shqipëri ku muzika e artistëve më të famshëm të momentit, shqiptarë e të huaj, gërshetohet me lojën e gëzueshme me bojëra; ku askush nuk është i përjashtuar, që nga më të vegjlit te më të rriturit; që zgjat gjithë ditën e ka aktivitete pa fund; që mbledh mijëra njerëz në shesh; ku e gjejnë veten të gjithë, pa dallim feje, krahine apo ideje; ku kamerat e telefonave, njerëzit nuk i kthejnë nga skena, por nga vetja, për të fotografuar portretet e lumtura; ku tingujt kanë ngjyra e ngjyrat melodi; ku hyrja është e lirë, por kujtimet të shtrenjta.
Colourday Festival është eventi i të gjitha ngjyrave. Çdo pjesëtar i familjes së madhe të Colourday Festival është një artist në vetvete, që trupin (e shpirtin) e kthen në telajo dhe iu jep ngjyra kujtimeve.

OPINIONE