Pyetje & Pergjigje
Hyrja është me pagesë apo falas?
Hyrja është Falas, por gjithsesi ju duhet të regjistroheni dhe të merrni biletën tuaj elektronike duke u regjistruar në www.vivere.al
A lejohen fëmijët të marrin pjesë?
Po, të gjitha moshat mund të marrin pjesë në CDFA. Sugjerojmë që fëmijët të jenë të shoqëruar nga një person madhor, mbi 18 vjeç.
Çdo person që hyn në festival duhet të regjistrohet? Edhe fëmijët?
Po, çdo person që hyn në festival duhet të ketë biletën e tij, adresa e e-mail të fëmijëve mund të jetë e njëjtë me atë të personit të rritur që e shoqëron.
A hiqen ngjyrat nga rrobat?
Po, ngjyrat hiqen shumë lehtë. Mjafton të shkundni pak pluhurin dhe më pas mund t'i lani rrobat si normalisht.
Ku mund të gjej më shumë qese me pluhur?
Qeset me pluhur mund të blihen online, mund ti blini në hyrje si edhe brenda në festival në stendat e dedikuara.
A mund të sjell pluhurin tim?
Për arsye sigurie, nuk lejohen pluhura të tjerë që nuk janë në qese me logon e festivalit. Pluhuri që ne përdorim është i testuar dermatologjikisht, është antialergjen si dhe mund të hiqet lehtësisht nga rrobat.
A ka një kod veshje?
Jo, nuk ka. Mund të vishesh ashtu siç ndihesh më rehat. Duhet të keni parasysh që sa më e hapur ngjyra e rrobave tuaja, aq më i dukshëm do jetë pluhuri me ngjyrë.
Çfarë duhet të kem me vete?
Kapele, syze, krem dielli dhe buzëqeshjen tënde.
A ka diçka që nuk duhet ta kem me vete?
Për arsye sigurie nuk lejohen mjetet e mprehta, armët e ftohta dhe substancat e djegshme. Nuk lejohen pijet dhe ushqimet nga jashtë.
A do ketë vend për ushqim dhe pije?
Po, brenda ambienteve të festivalit do ketë vende të dedikuara për ushqim dhe pije.
A mund ta sjell kamerën time?
Mund të përdorësh telefonin celular, kamera digitale dhe GoPro. Kamerat SRL dhe DSRL nuk lejohen pa lejen e organizatorëve. Nëse ju duhet leje për SRL/DSRL, kontaktoni në [email protected]